Maqedonia synon mrekullinë kundër Portugalisë, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, e vlefshme kjo për ndeshjen kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kuadër të këtyre kualifikimeve, Portugalia e eliminoi Turqinë duke e mposhtur me rezultat 3:1, kurse Maqedonia e Veriut e befasoi Italinë, ku e mposhti me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja e fundit mes këtyre kombëtareve daton në maj të vitit 2012, ku asokohe Portugalia dhe Maqedonia u ndanë me rezultat të barabartë, 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Maqedonia e Veriut ka një skuadër të kompletuar, ndërsa te Portugalia mungojnë Lopes dhe Neves.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Portugalia (4-3-3): Costa; Mendes, Pepe, Danilo, Cancelo; Otavio, Moutinho, Fernandes; Silva, Jota, Ronaldo
Maqedonia e Veriut (4-4-2): Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Elmas, Bardhi, Ademi, Trajkovski; Ristovski, Kostadinov.

Back to top button