Marcon kërkon reformim historik të Evropës

Merkel dhe Macron të gatshëm për të ndryshuar traktatet e BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i ri francez Emmanuel Macron, gjatë takimit të tyre në Berlin, thanë se janë të gatshëm për të ndryshuar traktatet e BE-së, duke njoftuar se të dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë.

Merkel bëri thirrje për një dinamikë të re në marrëdhëniet gjermano-francez, duke vlerësuar se interesat e të dy vendeve janë të lidhura ngushtë, ndërsa Macron, i cili është në vizitë zyrtare në Berlin një ditë pas inaugurimit të tij president, bëri thirrje për “reformim historik të Evropës”./21Media

Back to top button