Deputetët e LSDM-së japin dëshmi në PPTH

Sheqerinska: PPTH të mos bëhet bashkëfajtore në dhunë

Nëse Prokuroria publike i minimizon sulmet, atëherë ajo do të bëhej bashkëpunëtore në dhunën e ushtruar në Kuvend mbi një pjesë të deputetëve të LSDM-së. Disa prej këtyre deputetëve, sot dhanë dëshmi para Prokurorisë Publike të Shkupit. Zëvendëskryetarja dhe deputetja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska tha se dy personat që e sulmuan atë fizikisht mund të identifikohen lehtë, por shtoi se qëllimi i grupit që hyri dhunshëm në organin ligjvënës ka qenë edhe likuidimi i një pjese të deputetëve, shkruan tv21.tv

“Është e papranueshme që një pjesë e sulmuesve të na sulmojnë neve, jo vetëm si deputetë por edhe si qytetarë të këtij shteti. Nuk mund ata të ndiqen për veprën “pjesëmarrje në turmë” kur na kanë sulmuar me mjete të forta, me qëllim vrasjen tonë. Një pjese e sulmuesve e dinin saktë se ku të shkojnë dhe çfarë qëllimi kanë: të sulmojnë, të plagosin dhe dikë edhe të vrasin”, tha Sheqerinska. 

Deputetja Milleva Gjorgjieva e cila pas hyrjes së protestuesve në Kuvend, me ndihmën kolegëve të saj zbriti nga pjesa e sipërme e pres qendrës së Kuvendit, thotë se ajo që ndodhi atë ditë ishte një skenar i parapërgatitur.

“Është fare e qartë se protestuesit ishin të udhëzuar se ku të shkojnë. Të vijnë deri te pres qendra dhe të linçojnë deputetë. U rrezikuan jetët tona. Pati goditje edhe me mjete të hekurta, karrige dhe me sende nga të cilat kemi mundur ta humbin jetën”, tha Gjotgjieva. 

Dëshmi në prokurori dha edhe Damjan Mançevski i cili tha se pret që prokuroria të ngrejë akuza më të rënda.

“Bëhej fjalë edhe për dhunë klasike, por edhe për tentim për vrasje. Tani shtrohet pyetja se si prokuroria do t’i procesojë më tej këto raste. Dëshmitë tona i japim në mënyrë konkrete, me informacione të hollësishme dhe shpresoj që prokuroria shumë shpejt do të ngrejë akuza të reja për vepra më të rënda penale”, tha ai.

Mësohet se në ditët në vijim, dëshmi do të japin edhe disa deputetë të pavarur që janë pjesë e koalicionit me LSDM-në. Këtë javë pritet që edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev të paraqitet në prokurori, i cili konfirmoi se e ka marrë ftesën. Për dhunën në Kuvend, deri më tani akuzohen 9 persona për pjesëmarrjen në turmë, ndërsa dy persona ngarkohen me veprën penale “tentim për vrasje”./21Media

Back to top button