Kaloni te përmbajtja kryesore

“Maria” konfirmon lidhjen e saj të dashurisë!

Thashethemet për një lidhje të mundshme romantike mes Ana de la Reguera dhe Alfonso Herrera kanë qarkulluar për një kohë, dhe ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar, duket se dyshja po tregojnë shenja në rrjetet sociale se ata janë në lidhje romantike, përcjell portali rtv21.tv
Përdoruesit online kanë vënë në dukje se romanca mund të ketë nisur ndërkohë që dy yjet po punonin në xhirimet e filmit ‘Que viva Mexico!’, duke nxitur thashethemet pas deklaratës së Alfonso që i dha fund martesës së tij 5-vjeçare me Diana Vasquez.
Gjithashtu u raportua se Alfonso u afrua më shumë me aktoren për të kaluar më shumë kohë me të dhe fansat kanë thënë se ka pasur foto të aktorit të realizuara në shtëpinë e Anës.
Tani është zbuluar se dyshja po kalojnë më shumë kohë së bashku, pasi shefja e kuzhinës Belén Pascual ka postuar një foto teksa çifti duket se janë me pushime në Spanjë, me mbishkrimin “Njerëz të mëdhenj. Ishte kënaqësi të takohesha me ju dy. Shihemi në Meksikë.”/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button