Kaloni te përmbajtja kryesore

Tenistët kosovarë u mundën në Sllovaki

Tenistët kosovarë, Altea Hajrizi dhe Salidin Rama sot kanë përfunduar garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë.
Garuesit janë përballur me bartësit e grupeve, ndaj të cilëve siç ka informuar Komiteti Olimpik i Kosovës, kanë pësuar humbje 2:0 në sete, në raundin e parë të garave të tenisit.
Hajrizi është përballur me rumunen Eva Ionescu, ndërsa Rama me çekun, Jan Kumstat./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button