Marigona mahnitë me linjat trupore pak ditë pas lindjes, tregon sekretin

Marigona dhe Robin Krasniqi bekimin më të madh në jetë e morën më 12 shtator. Ata u bekuan me një djalë për të cilin zgjodhën emrin, Meyson.
10 ditë pas lindjes, Marigona në rrjetet sociale ka shfaqur linjat e saj perfekte, për çka mori vëmendjen e të gjithëve.
Përveç komplimenteve, Marigona mori shumë pyetje nga ndjekësit për trupin, të cilët janë kureshtarë se cili është sekreti i këtyre formave pak pas lindjes.
“Nuk kam pasur asnjë herë regjim ushqimi. Ka të bëjë me metabolizmin. Edhe e rëndësishme është mos të hani për dy persona gjatë shtatzënisë”, ka shkruar Marigona në përgjigjen që e ka bërë për një ndjekës.

Ndryshe, Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në maj të këtij viti./21Media

Back to top button