Më shumë se gjysma e protestuesve të arrestuar në Rusi janë gra

Më shumë se gjysma e protestuesve kundër luftës, të arrestuar në të gjithë Rusinë të mërkurën janë gra, sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestave OVD-Info, duke e bërë atë protestën më të madhe antiqeveritare për nga numri i grave në historinë e fundit.

Nga emrat e bërë publik, gratë përbënin 51% të atyre që u mbajtën në shtypjen e protestave kundër luftës, megjithëse mbikëqyrësi specifikoi se shkalla e plotë e arrestimeve mbetet e panjohur.
Grupi i monitorimit vlerëson se më shumë se 1 mijë e 300 persona, duke përfshirë 9 gazetarë dhe 33 të mitur janë ndaluar deri tani. Një protestues i mitur është “rrahur brutalisht” nga forcat e zbatimit të ligjit, shkroi grupi në Telegram.
Disa të arrestuar janë rekrutuar drejtpërdrejt në ushtrinë ruse, tha zëdhënësja e OVD-Info, Maria Kuznetsova për CNN./21Media

Back to top button