“Marksistët e Leninistët e Zvicrës” jepet në Teatrin ‘Adriana’

Shfaqja “Marksistët e Leninistët e Zvicrës” me regji të Blerta Rrustemi – Nezirajt, jepet më 29 dhjetor në Teatrin ‘Adriana’.
Me fillim nga ora 20:00, do të keni mundësi të ndiqni këtë shfaqje të shkruar nga Jeton Neziraj.
“Kjo shfaqje është një rrëfim komik policor për një grup idealistësh, të cilët, nga nëntoka e Zvicrës, organizojnë dhe iniciojnë luftën e Kosovës, krijojnë aleancë ushtarake me NATO-n, dhe pastaj e themelojnë shtetin e Kosovës…”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, i ftuar dje(20 dhjetor) në Për Ditë të Mbarë në RTV21, drejtori Besim Ugzmajli foli për sukseset e këtij teatri për vitin 2021./21Media

Back to top button