Kurti nuk i përgjigjet Pacollit

Sot është bërë dita e tretë që kur Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me vizitën e një presidenti të një shteti emrin e të cilit Pacolli nuk e ka bërë publike, por që ka shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar këshilltar i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.
“Jo nga ana e Kryeministrit nuk ka përgjigje”, ka thënë Murseli.
Pacolli të dielën ka njoftuar se Kurtit këtë kërkesë ia ka dërguar më 18 dhjetor në rrjetin social “WhatsApp”.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe zyrën e kryeministrit në lidhje me qëndrimin e tyre karshi kërkesës së Pacollit, por që ende ka marrë përgjigje./21Media 

Back to top button