Marku “Qytetar Nderi” i Lushnjes

Boksieri Florian Marku është shpallur “Qytetar nderi” nga qyteti i tij i lindjes Lushnje. Kjo vjen pas suksesit të tij të fundit, i cili mundi meksikanin Miguel Parra, duke siguruar gjerdanin WBC Silver.
Bashkia e Lushnjës kishte përgatitur një sërë aktivitetesh pasditen e të premtes.
E për këtë Marku ka falënderuar Lushnjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ndjehem i vlerësuar që mora titullin Qytetar Nderi në qytetin ku kam lindur Lushnje. Faleminderit për pritjen madhështorë që me bëtë”, ka shkruar ai. /21Media

Back to top button