Maroku ia shuan ëndrrën Ronaldos, e eliminon Portugalinë nga Kupa e Botës

Maroku ka shkruar historinë duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin të prek një gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Al Thumama”, Kombëtarja e Marokut e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Portugalinë, kështu duke e eliminuar nga Kupa e Botës.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Youssef-En Nesyri, i cili në minutën e 42’ e vulos rezultatin final 1:0, dhe siguroi biletën e Marokut drejt gjysmëfinales së kësaj gare.
Po ashtu, En Nesyri ia shoi ëndrrën Cristiano Ronaldos për të triumfuar në Kupën e Botës, ku edicioni në Katar pritet të jetë i fundit në karrierën e superylli portugez.
Me këtë fitore, Maroku tani vazhdon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku atje e pret fituesin mes Anglisë dhe Francës.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Marokut.
Back to top button