Nuk ka bisedime mes Milanit dhe Chelseat për Ziyech

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, momentalisht nuk po zhvillohen bisedime mes Chelseat dhe Milanit për Hakim Ziyech.
Kampioni italian kishte shprehur interesim këtë verë për ta transferuar Zieychun, por që ky i fundit mbeti te Chelsea.
Paraqitjet e Ziyech me Marokun kanë alarmuar shumë skuadra, ku ylli i Chelseat e ka ndihmuar kombëtaren e tij për ta prekur çerekfinalen e Kupës së Botës.
Kishte pasur bisedime gjatë verës, por bëhet e ditur se momentalisht nuk ka negociata mes dy klubeve.
E ardhmja e Ziyech mbetet e hapur, por që do të diskutohet pas përfundimit të Kupës së Botës.

Back to top button