Marrdhëniet me SHBA-të, Lama: Asnjëherë nuk kanë qenë më të rënda se tani

(Lajm i përditësuar)
Marrdhëniet me SHBA-të, Lama: Asnjëherë nuk kanë qenë më të rënda se tani
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se marrdhëniet me SHBA-të asnjëherë nuk kanë qenë më të rënda se tani.
Sipas saj, situata tani ka eskaluar sepse tensionet janë dirket te komuniteti serbë.
‘Asnjëherë nuk kanë qenë më të rënda se tani, tani kanë eskaluar, ka ekslauar situata, nëse gazi lotsjellës ishte brenda Kuvendit të Kosovës, sot tensionet janë zhvendosur në veri të Kosovës drejtpërdrejtë te komuniteti serbë”, tha Lama
Maloku: Jam i bindur se SHBA-të nuk do ta lëshojnë Kosovën si pasojë e veprimeve të një qeverie
Analisti politik, Albinot Maloku në ”Click” të RTV21 tha se Republika e Kosovës është dizajn amerikan, dhe për këtë beson se SHBA-të nuk do ta lëshojnë Kosovën si shkak i veprimeve të një qeverie.
”Si qytetarë i Kosovës, jam i bindur që SHBA-të nuk do ta lëshojnë, nuk do ta lëshojnë krijesën Republikë e Kosovës si pasojë e veprimeve të një Qeverie, Republika e Kosovës është një dizajn amerikan”, tha Maloku.
Rexhaj: Qeveria Kurti asnjë veprim që e ka ndërmarrë në veri nuk është që nuk e ka diskutuar me SHBA
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nesër në Tiranë do të dërgoj mesazhe edhe për Kosovën, mesazhe këto që sipas tij do jenë rreth partneriteti me Kosovën.
”Besoj që Blinken do jep mesazhe për Kosovën, mesazhe për partneritetin. Qeveria Kurti asnjë veprim që e ka ndërmarrë sidomos në veri nuk është që nuk e ka diskutuar me SHBA”, tha Rexhaj.
Vendimi për ndalimin e dinarit, Rexhaj: Nuk do ketë masa të reja për Kosovën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 tha se nuk mendon që Kosova do përballet me sanksione të reja nga BE-ja pas vendimit të Bankës Qendërore të Kosovës për ndalimin e dinarit.
”Nuk mendoj që do ketë masa të reja për Kosovën, edhe masat që janë vendosur janë të padrejta, nuk mendoj që do ketë masa të reja. Pasi që fushtat vedisuese, koha është e mjaftueshme për qytetarët serbë”, tha Rexhaj.
Rexhaj: Dinari do hiqet, Rregullorja e BQK-së është çështje e kryer
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 tha se Rregullorja e BQK-së sa i përket dinarit është çështje e kryer.
”Ne fund fare dinari do të hiqet në kuptimin e financimit të strukturave paralele e kriminale, për mua personalisht edhe nëse do ta bënte Kurti ndonjë tërheqje prapa nuk do ketë problem, por që rregullorja e BQK-së është çështje e kryer”, tha Rexhaj.
Partneriteti me SHBA-të, Rexhaj: Nuk e mohoj faktin që ka keqkuptime se si ne i shohim rrugët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk i ka vënë në dyshime partneritetin me SHBA-të.
”Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk i ka vënë në dyshime partneritetin me SHBA-të, nuk e mohoj faktin që ka keqkuptime se si ne i shohim rrugët, pa aleatin tonë strategjik nuk do ishte e mundur as shlirimi i vendit”, tha Rexhaj ndër tjera./21Media