“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë ftohur”

Refuzimi i kryeministrit Albin Kurti, për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ngriti diskutimet për një ftohje të marrëdhënieve mes tyre dhe një mosbesim të krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

E tëra nisi kur kryeministri Rama, anuloi mbledhjen e dy qeverive si pasojë e tensioneve në veri të vendit i cili veprim nuk i pëlqeu kryeministrit Kurti. Deputeti i Lëvizjes Vetvendosjes, Armedn Muja, tha në emisioni Click të RTV21 se z. Rama ishte i pari që i vuri Kosovës masat dhe tha se pikëpamjet e Kosovës dhe Shqipërisë dallojnë në raportin e tyre me Serbinë.

Po, r njohësi i çështjeve politike, profesori universitar, Milazim Krasniqi, i tha RTV21 se ftohja e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë është pasojë e krisjes së raporteve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në dhe rreshtimit të Shqipërisë në anën e tyre. Sipas tij refuzimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rama është veprim inatçor.

“Kjo është vetëm pasojë e marrëdhënieve të ftohura, të prishura të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në dhe në këtë rast qeveria shqiptare dhe Rama kane marre anën e SHBA-së dhe BE-së dhe në përpjekje mbase për ta nxjerr kryeministrin Kurti nga izolimi kjo e parë në dy përpjekjet e me atë draftin pra nuk është fjala për një teke të Shqipërisë është për një izolim të të Kosovës dhe një tenative dashamirëse të Shqipëri për ta nxjerr nga izolimi. Kryeministri Kurti është në pozicion të vështirë ndaj ndërkombëtarëve. Sjellja e tij ndaj Ramës ka qenë më shumë inatçore, si frustrim e jo si veprim burrështetasi”.

Analisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, ndërkaq mendon se marrëdhëniet e ftohura janë të dukshme vetëm mes dy kryeministrave por jo edhe mes dy vendeve. Sipas tij refuzimi i kryeministri Kurti për t’u takuar me Ramën është ngjarje e rëndë.

“Kjo është ngjarja më e rendë që ka ndodhur në historinë e 30 viteve të fundit në marrëdhëniet mes Kosovë dhe Shqipërisë. Pa dyshim që është ngjarja më e rendë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Por nuk mendoj që është vetëm kjo ngjarja apo ky kontekst i krizës në veri që ka rritur problemet. Ne kemi parë vetëm majën e Azbergut dhe për të kuptuar rrënjët ndoshta duhet një debat më i gjerë pse ndodh që liderët në Tirane kanë probleme me liderët në Kosovë si qëndron që kryeministri i Shqipërisë i ka marrëdhëniet me të mira me presidentin e Serbisë sesa atë të Kosovës, si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë darkon sonte me presidentin Vuciq e nuk takohet dot me kryeministrin e Kosovës dhe nuk mendoj që është cështja thjesht e përplasjes së dy personaliteteve të forta, dy njerëzve që drejtojnë dy vendet respektive me një opozitë të dobët përballë, pra nuk është thjesht vetëm konteksti i veriut meqë ky është shkaku por janë keqkuptimet që janë në Tiranë dhe Prishtine për marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Para anulimit të mbledhjes së dy qeverive kryeministri Rama, kishe propozuar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për të cilin kryeparlamentari Konjufca një ditë më parë tha se përmban elemente të autonomisë për Serbët e Kosovës.

Por a ndikoi ky draft-statut në ftohjen e marrëdhënieve mes dy vendeve?

“Cështja mund të diskutohet se a ka pasur nevojë të shkruhet një draft apo jo ….ka qenë si duket sugjerim ndërkombëtarë…te Kurti po shohim që gjithcka është jo e lehtë, është refuzuese, permbajtjen e draftit ka parë askush pra ai draft s’ka qarkulluar s’mudn ta vlerësojmë..edhe kryaprlamendtari doli keq…”
Incizimi: Lutfi Dervishi, analist nga Shqipëria

“Nuk është vetëm draft statuti këto vijojnë që nga viti 2017 me idenë e shkëmbimin e territoreve vazhdojnë më 2018 ideja e ballkanit, vijoi me anulimimin e mbledhjes më pas projekti për asociacionin etj Pra janë një sërë aktesh dhe befasish që Tirana i ka ofruar Prishtinës…”

Gjatë vizitës së tij në Kosovë me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, kryeministri Rama u takua vetëm me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca./21Media

Back to top button