Qeveria pajtohet me kandidaturat e propozuara për guvernator të BQK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilën është pajtuar me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në listën e kandidatëve për guvernator të BQK-së janë Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.

Vendimi i Qeverisë më pas do të përcillet në Kuvend.​ /21Media

 

Back to top button