Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri-Gjuriq e vitit 2016

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për serbët nga Kosova, Rada Trajkoviq ka thënë se marrëveshja e sotme mes Kosovës dhe Serbisë për targat është de fakto marrëveshja e vitit 2016, që u arrit nga Edita Tahiri dhe Marko Gjuriqit.
Tutje ajo ka shtuar se kriza e fundit në veri shërbeu vetëm si taktikë që të sigurohej zbatimi i saj.
“Marrëveshja e sotme është de facto marrëveshja Tahiri – Gjuriq e vitit 2016, e cila parashikonte përdorimin e tiketave ngjitëse për të mbuluar simbolet përkatëse shtetërore në targa (të frymëzuara nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut). Kriza e fundit shërbeu vetëm si taktika të dobishme për të siguruar zbatimin e saj”, ka shkruar ajo në Twitter.


Në Bruksel sot është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targa pas dy ditësh negociata. Në marrëveshjen e arritur është vendosur që më 2 tetor njësia Speciale e vendosur në Jarinjë e Bërnjak të largohet njëkohësisht me bllokadat në rrugë.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button