Marrëveshja nuk ecë përpara, Elon Musk ka një kërkesë

Parag Agrawal është kundërpërgjigjur pasi Elon Musk ka thënë se marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh për të blerë platformën ishte “në pritje” ndërsa ai kërkoi detaje rreth llogarive të rreme.
Në një seri postimesh në Twitter, Agrawal mbrojti vlerësimet e firmës se llogaritë e padëshiruara ishin më pak se 5% e përdoruesve.
Musk u përgjigj me një emoji, duke përsëritur më vonë pretendimin e tij se Twitter po e nënvlerësonte shifrën.
Analistët kanë spekuluar se Musk mund të jetë duke kërkuar mënyra për të rinegociuar çmimin e marrëveshjes ose të largohet.
Këto teori u nxitën më tej të hënën, pasi Bloomberg raportoi se Musk kishte thënë në një konferencë se një marrëveshje me një çmim më të ulët “nuk ishte jashtë diskutimit”.
Ai shtoi gjithashtu se llogaritë e rreme mund të jenë katër herë më shumë se sa pretendon Agrawal.
Musk javën e kaluar ka thënë se e kishte lënë marrëveshjen në pritje për shkak se ai beson që llogaritë e rreme në Twitter janë më shumë se 5%/21Media

Back to top button