Marrëveshja për burgjet me Danimarkën është finalizuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se marrëveshja me qeverinë e Danimarkës për burgjet është finalizuar dhe së shpejti do të dërgohet në Qeveri.

Haxhiu në një konferencë për media ka thënë së Kosova nuk do të duhej të ngutej për të proceduar këtë marrëveshje.

“Gjithçka është finalizuar dhe shpejtë do të dërgohet në Qeveri. Atje do të ketë zgjedhje dhe meqë ka atje zgjedhje, nuk do të duhej që ne të ngutemi. Gjithçka sa i përket teksteve dhe çështjeve që adresohen në këto marrëveshje është e finalizuar”, ka thënë ajo.

Haxhiu tutje ka folur lidhur me qëndrimin e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës lidhur më këtë marrëveshje.Sipas saj, dilema ka vërejtur tek Lidhja Demokratike e Kosovës por ka thënë se opozita nuk ka theksuar ndonjë kundërshtim.

“Sa më takon mua ta jap mendimin tim, opozita ka theksuar se nuk ka ndonjë problem me marrëveshjen, por ju takon atyre të shprehin qëndrimin duke pasë parasysh që kërkon 2/3 e votave të deputetëve. Dilema kam vërejtur tek LDK dhe jo tek PDK e AAK, por ata e thonë më së miri qëndrimin e tyre”, tha Haxhiu në konferencë për media.

Më 27 prill, Kosova dhe Danimarka u pajtuan që në Kosovë të vijnë 300 të burgosur nga Danimarka, pasi ky shtet po tenton që të reduktojë mbipopullimin e burgjeve.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.Sipas marrëveshjes, të burgosurit e huaj do të dërgohen në fillim të vitit 2023 në një burg në qytetin e Gjilanit./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button