Petkoviq ndërpret vizitën në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se po e anulon vizitën e tij në Kosovë pasi sipas tij, institucionet kosovare atij ia kanë ndaluar 80 përqind të planprogramit.
Ai u tha gazetarëve në Pasjan se vizita e tij është miratuar plotësisht të mërkurën në orën 16:00, ndërsa rreth mesnatës i ka ardhur një e-mail që e informonte se shumica e vizitës ishte e ndaluar.
Portali rtv21.tv i ka shkruar Ministrisë së Punëve të Jashtme nëse i ka dhënë leje Petkoviqit, por deri në këtë moment nuk ka pasur përgjigje./21Media

Back to top button