“Marrëveshjet e Brukselit, vështirë të zbatueshme”

Kryeministri Kurti, bëri të ditur se në takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë, i ka informuar për takimin e fundit në Bruksel, duke nënvizuar se sa i përket Kosovës, marrëveshja tashmë do të ishte kryer.

“Theksova gjithashtu se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore, Aneksin Zbatues dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë”.

Një ditë pas takimeve në Bruksel, Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Serbisë njohjen de facto të Kosovës, kurse kësaj të fundit formimin e Asociacionit. Presidenti serb edhe këtë radhë refuzoi haptazi njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombete Bashkuara. Mes këtyre deklarimeve njohës të zhvillimeve konsiderojnë se nuk mund të ketë marrëveshje nëse Bashkimi Evropian nuk e sanksionon Serbinë.

“Në aspektin parimor edhe Serbia edhe Kosova është mirë që janë dakordu që këto marrëveshje me u zbatu, tani u takon ndërmjetësuesve të mbi mbështetur nga pesëshja evropiane që të gjindet një rrugë ,e cila e gjenë formë e implementimit dhe zbatimin e tyre në praktikë. Se si do te gjindet modaliteti sigurisht që diplomacia evropiane janë duke punuar që të gjindet një opsion deri në fund te vitit. Është mirë që qeveria është dakordu për pranimin e Asociacionit.”

Edhe analisti, Arbnor Sadiku, thotë se nuk mund të ketë marrëveshje mes dy palëve, derisa presidenti Vuçiq është në krye të shtetit serb.

Në aspektin parimor edhe Serbia edhe Kosova është mirë që janë dakordu që kto marrëveshje me u zbatu, tani u takon ndërmjrtësuesve të mbeshtetur nga pesëshja evropiane që të gjindet një rrugë e cila e gjenë formë e implementimit dhe zbatimin e tyre në praktikë. Se si do te gjindet modaliteti sigurisht që diplomacia evropiane janë duke punuar që të gjindet një opsion deri në fund të vitit. Është mirë që qeveria është dakordu për pranimin e Asociacionit.”

Bashkimi Evropian nënvizoi domosdoshmërinë që përveç Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i Kosovës, Serbia të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë edhe njohjen de facto të Kosovës./21Media

Back to top button