Marrëveshjet që u nënshkruan sot në Izrael

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në Izrael.
Gjatë vizitës së saj në Izrael, Gërvalla bashkë me ministrin e Jashtëm të të Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid nëshkruan 3 marrëveshje bashkëpunimi.
“Bashkëpunimin në arsim, shkencë dhe kulturë, Deklarata e përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha, bashkëprodhim në kinematografi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës./21Media


 

Back to top button