Marrin banesën me qira, e përshtatin si ‘laborator’ heroine e kokaine
Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kishin përshtatur banesën e marrë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Baza” u sekuestruan 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit K.XH., 32 vjeç dhe E.V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?