Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK sot zgjedh Kryesinë e re të partisë

Partia Demokratike e Kosovës sot pritet të mbledhë Këshillin Drejtues ku do të zgjedhet përbërja e re e Kryesisë së PDK-së.
Përveç përbërjes së Kryesisë së re, pritet që të zgjedhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.
Betim Gjoshi, sekretar elektoral në mandatin e kaluar që ka organizuar mbajtjen e Konvetës së PDK-së ku u zgjodh kryetari i ri Memli Krasniqi, e konfirmoi ditë më parë thirrjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues për ditën e enjte.
Sipas tij, PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues, ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë të cilën do ta prezantojë kryetari Krasniqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button