Marrja në pyetje e dëshmitarit në seancë private, gjykimi ndaj Mustafës

Sot në Hagë  e ka vazhduar dëshminë dëshmitari i katërt i mbrojtur, me kodin “W03594”,në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ku gjatë parashtrimit të pyetjeve nga mbrojtësja e viktimave, Anni Pues dhe trupi gjykues, seanca është mbajtur e mbyllur për publikun.
Ndryshe, në këtë seancë avokati mbrojtës i Mustafës, Julius Von Bone, ka bërë të ditur se nuk kanë pyetje shtesë për dëshmitarin.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./21Media 

Back to top button