Shpallet thirrja për zgjedhjen e artistëve kosovarë për në Bienale 2022

Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit ka shpallur një ftesë publike për artistët dhe kuratorët të cilët do të përzgjidhen për të përfaqësuar Kosovën në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venecia.
Ky edicion do të nis më 23 prill të vitit 2022.
Kuratore për Edicionin e 59 – të do të jetë Cecila Alemani, e cila për këtë vit ka zgjedhur temën me titull:  “Qumështi i ëndrrave / Il latte dei sogni”. Ky emër është huazuar nga një libër i Leonora Carrington, në të cilin, siç thotë Cecilia Alemani, “artistja surrealiste përshkruan një botë magjike ku jeta vazhdimisht ri – përfytyrohet përmes prizmit të imagjinatës, dhe ku të gjithë mund të ndryshojnë, transformohen, bëhen diçka dhe dikush tjetër. Ekspozita na shpie në një udhëtim imagjinar përmes metamorfozave të trupit dhe përkufizimeve të njerëzimit”.
Thirrja është e hapur për projekt të përbashkët artist-kurator, për realizimin e një ose me shumë veprave të reja artistike që ndërlidhen me temën e përcaktuar për Edicionin e 59-të të Bienales, me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të pavijonit zyrtar të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button