Martin Garrix zë vendin e dytë si DJ më i mirë në botë  

DJ i njohur, Martin Garrix ka zënë vendin e dytë si DJ më i mirë në botë dhe këtë titull mori në një organizim nga ALDA dhe DJ Mag, ku u listuan 100 emra artistësh të tjerë.
Kishte performanca të Armind van Buuren, Afrojack dhe Don Diablo gjithashtu.
Martin u shpreh shumë mirënjohës dhe i lumtur për këtë rezultat, mirëpo pati një kritikë.
“Ju lutem, nëse më shpallni si DJ i dyti më i mirë në botë, shkruani emrin tim siç duhet”, tha ai në Instagram, pasi i ishte shkruar “Garixx”.

Deri më tani, vendin e parë mban David Guetta./21Media
 

Back to top button