Marshi i opozitës i afrohet Stambollit

Erdogan po akuzon Partinë Popullore Republikane se ka marrë anën e terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot akuzoi Partinë Popullore Republikane se ka marrë anën e terrorizmit në momentin kur “Marshi për drejtësi” i kësaj partie kryesore opozitare po i afrohet Stambollit, prej të cilit ndodhet larg vetëm 150 kilometra, transmeton AFP.

Agjencia thekson se rrugëtimi këmbë i disa analistëve në gjatësi prej 450 kilometrash nga Ankaraja deri te Stambolli për tri javë me radhë, i cili po udhëhiqet nga lideri i Partisë Popullore Republikane Kemal Kilixhdaroglu, shihet si një sfidë serioze për Erdogan, i cili marshin po e sheh me mospërfillje.

Back to top button