Martesat e dështuara të aktorëve turq

Falë roleve të tyre u bënë shumë të dashur dhe të pëlqyer për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për aktorët turq që sot i shohim në filma e seriale shumë të suksesshëm.
Me rolet e tyre ata kanë fituar zemrat e shumë njerëzve, të cilët kanë interes për jetën e tyre edhe jashtë serialeve.
Emrat e njohur të kinematografisë turke janë pjesë e mediave rozë thujase çdo ditë. Për ta shkruhet shumë për lidhjet, fejesat, martesat, por edhe për ndarjet.
Kur jemi te kjo e fundit, disa prej aktorëve të njohur nuk e patën fatin e mirë në dashuri dhe martesat e tyre përfunduan në tavolinën e shkurorëzimeve.
Aktori, Birkan Sokullu dhe aktorja e njohur, Asli Enver ishin martuar në vitin 2012, por martesa e tyre mori fund në gushtin e vitit 2015.

Murat Yldirim ka qenë më parë i martuar me Burçin Terzio. Murat dhe Burcin i thanë po njëri-tjetrit në vitin 2008 dhe në vitin 2014, ata u divorcuan.

Aktorja turke, Merve Bolugur në vitin 2015 u martua me këngëtarin, Murat Dalkılıç, po martesa e tyre mori fund në vitin 2017.

Aktori turk, Saruhan Hünel nga viti  2003 deri në 2010 ishte i martuar me Sergin Akyaz.

Aktorja turke, Nehir Erdogan dhe Ahmet Sesigürgil ishin martuar në vitin 2014, por në vitin 2017 dyshja kanë ndarë rrugët e tyre, duke mos dhënë asnjëherë ndonjë detaj lidhur me ndarjen e tyre.

Ish “Miss Turqia 2007” dhe aktorja e njohur turke Selen Soyder këtë vit ka ndarë rrugët me biznesmenin Oren Frencez pas martesës 7 vjeçare.

Aktorja turke, Songul Oden nga viti 2002 deri në vitin 2011 ishte e martuar me Canberk Uçucu.

Ata ishin njohur martuar në vitin 2011, por romancën disavjeçare mori fund në vitin 2017. Bëhet fjalë për emrat e njohur, Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak.

Martesë të dështuar ka pasur edhe aktorja, Nurgül Yeşilçay e cila vitin 2004 ishte martuar me  Cem Öze, por ata janë ndarë në vitin 2010.

Martesa e çfitit të njohur turk, Altan Gordum dhe Vahide Perçin e kurorëzuar në vitin 1991 mori fund në vitin 2013.
Pas këtyre ndarjeve, këta emra të njohur të kinematografisë turke zemrat e tyre ia dhuruan personave tjerë./21Media 

Back to top button