Kaloni te përmbajtja kryesore

Martohet kryeministri australian Albanese

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, është martuar me partneren e tij, Jodie Haydon, në një dasmë pranverore në rezidencën e tij zyrtare, The Lodge.

Dasma pritej gjerësisht të mbahej këtë vit, pasi Albanese i propozoi Haydon-it ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar, shkruan News.com.au

Albanese ka bërë histori si kryeministri i parë australian që martohet ndërsa është në detyrë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button