Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e çoi në altar

Meadow Walker vajza e yllit, Paul Walker u martua!
Me një vello delikate të bardhë, ajo i tha PO mashkullit të saj të ëndrrave, modelit dhe aktorit Louis Thornton-Allan në një plazh në Republikën Domenikane.
“Ne jemi të martuar!!!”, Meadow shkroi me krenari në Instagram vetëm dy muaj pas fejesës së saj. Ajo shtoi disa fotografi dhe një video të mrekullueshme me pikat kryesore të ditës së saj të madhe, transmeton rtv21.tv.

Gjithashtu mund të shihet marrëdhënia e saj e ngushtë me aktorin Vin Diesel, i cili luajti një rol shumë të veçantë në dasmën e Meadow.
Tetë vjet pasi babai i saj i famshëm Paul humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, shoku i tij më i mirë e çoi vajzën e tij në altar.

I dashura e Meadow gjithashtu ndau disa fotografi të bukura nga dita e dasmës në llogarinë e tij në Instagram, duke përfshirë unazat e arta të martesës./21Media

Back to top button