Reagon MPJ pasi boksierët kosovarë nuk u lejuan të hyjnë në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për ndalesën që Serbia u ka bërë sot boksierëve kosovarë në kufirin Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në ”Twitter”, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se do të punojnë për t’i hjekur barrikadat ilegale të Serbisë.
”Kombëtarja boks kishin bllokuar në mënyrë të paligjshme nga kufi, qeveria së bashku me aleatët është duke punuar shumë për të hequr të paligjshme barrikadat kundër konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot ekipi i boksit të Kosovës i përbërë nga tre boksierë nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës së Kosovës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin dhe natyrisht që Kosova nuk pranoi një gjë të tillë./21Media

Back to top button