Masakër në kohën e iftarit, tre persona u vranë

Mbrëmë, në lagjen “Serdivan” të Sakaryas në Turqi, mosmarrëveshja familjare për tapinë e shtëpisë u kthye në një tragjedi. Gjatë diskutimit që u zhvillua gjatë kohës së iftarit, Çetin Güler (54) vrau me armë vëllanë, kunatën dhe nipin e tij. Nipi i tij më i vogël i ka shpëtuar sulmit duke ikur në ballkon.

Çetin Güler, i cili dyshohet se ka një kompani transporti dhe mësoi se falimentoi, në kohën e iftarit erdhi në shtëpinë e vëllait të tij Bedri Guler, shkruan HaberTurk, përcjell rtv21.tv.

 Mes Çetin Gulerit dhe vëllait të tij të madh, Bedri Gulerit, ka shpërthyer një debat, i cili ka kërkuar që t’i jepet tapia e shtëpisë.
Kur debati mes dy vëllezërve u shndërrua në sherr, Çetin Güler bëri një masakër në shtëpi me armën e gjahut që kishte sjellë me vete.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga Çetin Güler, vëllai i tij i madh Bedri Güler (65), kunata e tij Duriye Güler (62) dhe nipi i tij Tuncay Güler (24), u rrëzuan përtokë kur u goditën nga fishekët. Gjatë ngjarjes, Berat Güler (23), djali më i vogël i shtëpisë, i ka shpëtuar sulmit duke u larguar në ballkon.
.
Derisa i dyshuari Çetin Guler po largohej nga vendi i ngjarjes, personat përreth e raportuan situatën në Qendrën e Thirrjeve Emergjente 112 pas të shtënave me armë zjarri. Policia dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë dalë në vendngjarje pas njoftimit, kanë hasur në një pamje të tmerrshme.
Gjatë kontrollit të ekipit mjekësor, u konstatua se kanë humbur jetën çifti Bedri dhe Duriye, të cilët janë qëlluar me fishekë dhe fëmija i tyre Tuncay Güler. Pas hetimit të prokurorit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë u dërguan në Qendrën e autopsisë në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Sakarya, Korucuk.
Nga ana tjetër, ekipet policore kanë nisur punën për kapjen e të dyshuarit Çetin Guler, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button