Masakra e Reçakut, dëshmi se cili ishte plani Serbisë për shqiptarët

Sot bëhen 20 vjet nga maskara e Reçakut

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka kujtuar masakrën e Reçakut me rastin e 20 vjetorit të saj.

Limaj ka thënë se kjo masakër është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i Serbisë për shqiptarët.

“20 vite me parë, në Reçak forcat policore serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, e cila tronditi edhe opinionin ndërkombëtar. Në këtë ditë kujtojmë me pitet dhe krenari 45 qytetarë burra e gra, fëmijë e të moshuar të cilët u masakruan barbarisht nga ana e forcave serbe. Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë”, ka thënë Limaj.

Fatmir Limaj ka kujtuar edhe ambasadorin Willian Wallker, i cili ka sensibilizuar botën për krimët që po kryenin serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë.

“Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë falënderues ambasadorit William Wallker i cili sensibilizoi botën për krimët që po kryenin serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë. Masakra e Reçakut mobilizoi botën demokratike për t’i dal në krah Kosovës. Kosova do t’i nderoje dhe kujtoj përgjithmonë dëshmoret dhe martirët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm”, ka thënë ai.

Limaj në fund ka shprehur lavdi për gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.

Më 15 Janar të vitit 1999, në Reçak ishin vrarë e u masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Back to top button