Masat e nxehta ajrore nga Afrika rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë

 
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMKK) ka bërë të ditur se cilësia e ajrit në vendin tonë është rënduar si pasojë e masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore.
Gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ndërsa gjendje e rënduar është regjistruar në stacionet në Prishtinë IHMK dhe Rilindja.
AMMK sqaron pluhuri i ardhur nga Afrika, ku shtrihet edhe shkretëtira e Saharës, ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.
Ndryshe, bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe manifestohet me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.

Back to top button