Zaev dhe Rama “shuplakë” Bashkimit Evropian

3 min read

 

Përkthimin nga maqedonishtja në shqip, dhe anasjelltas, nuk e kishin të mirë. E i pari që reagoi për këtë ishte kryeministri Zoran Zaev.

Bëheshin edhe vonesa.

Po atij që i humbi durimi, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Edi Rama: “Përkthyesi jo mirë. As në maqedonisht, as në shqip…”

Kishte edhe rast kur as nuk kishte përkthim të plotë.

Përkthyesi: “Nuk e kapa krejt”… Edi Rama: “Qartë…”.

Po edhe pse me përkthim nuk por arrinin të merrnin të plota mesazhet e njëri-tjetrit, dy kryeministrat folën në të njëjtën gjuhë me qëndrimet që kishin.

Një ditë pasi u konfirmua bllokada Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që e bllokon edhe Shqipërinë, sepse ndodhet në të njëjtën pako eurointegruese, Zaev dhe Rama me mesazhe të forta në adresë të Bashkimit Evropian.

Zaev tha e madhja dhe vizionarja Evropë, sot ka një problem, e ai është vetë Bashkimi Evropian, që nuk arriti të gjejë mënyrë së sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor.

“Ky është problemi! 26 vende anëtare të BE-së nuk arritën ndalojnë bllokimin e një shteti anëtar, ky është problem i Evropës, i shkaktuar nga vetë Bashkimi Evropian”, tha Zaev.

Gjithsesi, nuk jemi vetëm e as nuk do të jemi të izoluar, tha Zaev, duke shtuar se maqedonasit dhe shqiptarët kanë të njëjtën rrugë, vlerat evropiane e jo politikat e mureve.

“Ne nuk ndalemi, ndërsa e di se në këtë rrugë me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje Hercegovina. Ne jemi Evropë, pa dallim nëse BE-ja do të ia dalë ose jo t’i heqë bllokadat”, shtoi Zaev.

Alarmi është ndezur. Thelbi dhe vlerat evropiane janë në pikëpyetje, tha Zaev. Vendimin e BE-së për të mos e caktuar konferencën e parë ndërqeveritare e quan është zhgënjim dhe mesazh të keq për gjithë rajonin.

Sa i përket kontestit me Bullgarinë, Zaev tha se integrimet nuk mund të jenë peng i çështjeve bilaterale.

Negociatat me BE-në nuk mund të shndërrohen në negociata me Bullgarinë. Siguron se për idnetitetin maqedonas nuk do të negociojë asnjëherë. Po as nuk heq dorë nga zgjidhja.

“Do të shkoj në Sofje, sërish, sërish dhe sërish, dhe do të kërkoj zgjidhje dhe në këtë qëllim do t’ia dalim. Maqeodnia e Veriut është Evropë! Shqipëria është Evropë! Ballkani është Evropë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Krahas kritikave ndaj Brukselit, si Zaev po ashtu edhe Rama theksojnë se Evropa mbetet alternativa e vetme dhe qëllim strategjik.

“Ne e duam Bashkimin Evropian, i duam të gjithë. Ata thonë se na duan, por nuk janë të gatshëm për martesë. Është në rregull. Shijojmë lirinë tonë deri sa të martohemi…”, deklaroi Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë.

I pari i qeverisë shqiptare thotë se BE-ja mund të caktojë detyra, afate dhe data, por nuk cakton dot vendndodhjen tonë në mes Evropës e as identitetin evropian.

“Për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveç se Bashkimi Evropian ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, t’i rrijë angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur”, potencoi Edi Rama.

Çfarëdo që ndodh në Bruksel, Rama shprehet i vendosur se për rritje të ekonomisë, krenarisë dhe forcën e dinjitetit të popujve. Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor.

“Shkrirja e kufijve mes nesh, për ta kthyer rajonin tonë në hapësirën e zbatimit të plotë të katër lirive të bashkimit evropian, lirisë së lëvizjes së njerëzve, lirisë së lëvizjes së mallrave, lirisë së lëvizjes së shërbimeve dhe kapitale, ne do të vazhdojë pa u ndalur sepse ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta, duke qëndruar të ndarë nga njëri-tjetri, përndryshe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në një hapësirë të përbashkët ekonomike”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përkthyesi: Vetëm fjalën e parë ma jep të lutem.

Edi Rama: Zhiveli! (Gëzuar!)