MASH jep udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor

 

Ministria e Arsimit ka dhënë udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor, teksa vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Përmes një komunikate për media, MASHT bëri të ditur se janë mobilizuar për bashkëpunim me akterët e tjerë në mënyrë që organizohet mbajtja e mësimit.

Bashkë me partnerët, MASH ka udhëzuar shkollat që të përgatiten për të tre skenarët, të cilët sipas ministrisë do të implementohen në shkolla varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e ISHKP-së dhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç.

“Ministri Likaj, kabineti i MASH dhe departamentet përkatëse në MASH janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button