Mashtrim me viza, ia mori paratë edhe “zhduk”

Një rast i mashtrimit me viza është raportuar këtë të diel në Vushtrri.
Viktima është ankuar në Policinë e Kosovës se më 21 prill një person e ka mashtruar duke i premtuar se do t’ia rregullojë dokumentet për vizë pune, por i njëjti është “zhdukur”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke e mashtruar për t’i rregulluar një dokumentacion për vizë pune, i ka kërkuar-marr një shumë parash prej dhe nuk i është lajmëruar më”, thuhet në raportin 24 – orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante./21Media

Back to top button