Kaloni te përmbajtja kryesore

Matoshi: Sa Dardani ecë lirshëm në rrugë, rastet veç po rriten

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit në vend, ku një 18 vjeçare, sipas organeve kompetente, dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga dy të dyshuar të moshës 29-33 vjeç, e që e njëjta është dërguar dje pa shenja jete në spitalin e qytetit të Ferizajt.
“Sa Dardani ece lirshëm në rrugë, veç ni Zot e din! Tmerr çka po perjetojne vajzat dhe grate tona. Qe sa vjet thojme “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen ma te tmerrshme! Duhet nje gjetje, nje s’po di çka me iu fute ne place friken idioteve dhe vrasesve, perndryshe shkum posht. Ma e keqja per ato nana qe perjetojne dhune ne prezence te femijeve, e traumat po e bojne te veten mas nje kohe. S’kom fjale!”, ka shkruar Adriana në një postim.
Kujtojmë që, një nga të dyshuarit kryesor A.S, i përfshirë në ngjarjen tragjike ku ka mbetur e vdekur M.O – 18 vjeç, është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa D.K është ende në kërkim. Policia përmes një komunikate ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button