Maturantja kthehet në shkollën e granatuar për foto

Një 16-vjeçare, e cila u fotografua me fustan mature në shkollën e saj të mesme, muaj pasi u shkatërrua nga bombardimet ruse, tha se nuk e kishte menduar kurrë se fotografia e saj do të shihej në mbarë botën.

“Nuk ishte për mua. Ishte më shumë për të sjellë vëmendjen ndaj situatës”, i tha Valaray BBC World News.

“Ne jemi krenarë për heronjtë tanë dhe forcat tona të armatosura të Ukrainës. Ne besojmë se do të fitojmë sepse mirësia do të fitojë gjithmonë mbi të keqen”, shtoi ajo.

Tezja e saj, Anna Episheva postoi foton në rrjetet sociale, në të cilën shkroi se Valaray dhe miqtë e saj “blenin fustane dhe mezi prisnin këtë ditë”.

“Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit dhe u shkatërrua. Sot ajo u kthye në atë që kishte mbetur nga shkolla e saj dhe planet e saj”, tha Episheva./21Media

Back to top button