May: Lufta kundër terrorizmit po zhvendoset në internet

Kryeministrja britanike po merr pjesë në  samitin e G7

Firmat teknologjike globale duhet të angazhohen që të largojnë sa më shumë përmbajtje të dëmshme dhe të dhunshme nga interneti, ka thënë kryeministrja britanike Theresa May, në samitin e G7 në Sicili, transmeton Reuters.

“Kemi biseduar për atë se çfarë mundemi të bëjmë për të mposhtur terrorizmin global. Lufta nga arena e betejës është duke u zhvendosur në internet”, tha May, duke shtuar se është e qartë se korporatat duhet të bëjnë më tepër për të marrë përgjegjësinë për përmbajtjet e dëmshme./21Media

Back to top button