17 vjeçari komisioner në Prizren
Kryesuesi i vendvotimi e ka pranuar rastin
Gazetari i RTV21, ka zbuluar se në një qendrën e votimi 2005A në Komunën e Prizrenit, një 17 vjeçar është në listën e komisionerëve.
Amer Velija i lindur më 1 qershor të vitit 200 është komisioner i VAKAT dhe kryesuesi i këtij vendvotimi 06R, ka pranuar që është në njohuri me rastin dhe se ka njoftuar KQZ-në në Prizren.
Sipas tij, ata kanë lejuar këtë pasi është pranuar nga Zyra Qendrore e KQZ-së.
Ndryshe, në bazë të ligjit të Republikës së Kosovë, të drejt vote kanë vetëm personat mbi 18 vjeç. /21Media