Rusia është raportuar në Hagë

Rusia është raportuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë në referimin më të madh ndonjëherë, ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Johnson shkroi se 38 vende e kanë referuar regjimin e Vladimir Putin në gjykatë për krimet e dyshuara të luftës të kryera gjatë pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Ne jemi të qartë se Putini nuk mund t’i kryejë këto akte të tmerrshme pa u ndëshkuar”, shkroi Johnson, përcjellë rtv21.tv
Sekretarja e Jashtme, Liz Truss shkroi në Twitter se trupat ruse po synojnë civilët pa dallim dhe po shpërthejnë nëpër qytete anembanë Ukrainës.
“Një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për aktet barbare të Rusisë është urgjentisht i nevojshëm dhe është e drejtë që përgjegjësit të mbahen përgjegjës. MB do të punojë ngushtë me aleatët për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, tha ajo./21Media

Back to top button