Mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për sivjet

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 8 maj 2020, do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar që të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button