Mbahet Kuvendi i punës i FBK-së

 
Është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku 30 delegatë ishin të pranishëm.
Pas Zgjedhjes së Trupave Punues, është bërë aprovimi i Provesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor më 18.12.2020.Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka raportuar për punën në Federatën e Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2020, duke veçuar Final 8 në Rahovec dhe dy fitoret e Kosovës në muajin shkurt, por edhe Hartimin e Planit Strategjik 2021-2025, si dhe formimin e Ligës Unike, dhe të gjitha garat e zhvilluara në vitin që lamë pas.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për Raportin e Auditimit për vitin 2020, Planin e Veprimit 2021, Planin Financiar 2021 dhe Planin e Marketingut 2021. Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë votuar unanimisht.Fetahu ka bërë prezantimin e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, duke paraqitur pikat kyçe të Planit Strategjik.
Edhe kjo pikë e rendit të ditës është miratuar unanimisht nga delegatët e pranishëm.Në pikën e rendit të ditës Të Ndryshme është vendosur që në Këshillin Mbikqyrës të FBK-së pas largimit të Fidan Hamitit, pozita të plotësohet nga Besim Braha.

Back to top button