Twitter së shpejti me funksionin “super follow”

 
Twitter ka njoftuar planet e tij për një tipar të ri “super follow” i cili do t’u mundësojë mbajtësve të llogarive të tarifojnë për përmbajtje ekskluzive shtesë.
Kjo mund të marrë formën e tweet-eve shtesë, duke u bashkuar me një grup të komunitetit.
Twitter zbuloi planet e tij në një ngjarje virtuale të mbajtur për investitorët, transmeton rtv21.tv.
Është hera e parë pas një kohe që platforma njofton ndryshime të rëndësishme në mënyrën në të cilën njerëzit mund ta përdorin atë.
Ai gjithashtu tha se ishte duke testuar një shërbim të diskutimit audio drejtpërdrejt i cili ka rezultuar i popullarizuar në një rival të ri.
“Pse nuk e fillojmë me pse njerëzit nuk besojnë në ne”, tha themeluesi i Twitter Jack Dorsey. “Bëhet fjalë për tre kritika: ne jemi të ngadaltë, nuk jemi inovativë dhe nuk na besohet”.
Twitter, i cili u lansua në vitin 2006 dhe regjistroi fitimin e tij të parë vjetor nëvitin 2018, tha se shpresonte të dyfishonte të ardhurat në vitin 2023.
Lajmi ka marrë një reagim të përzier mes përdoruesve të Twitter.
Një zëdhënës i Twitter tha se “Super Follow” pritet të nisë këtë vit./21Media

Back to top button