Mbahet manifestimi “Burim Hatipi”
Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës dha detaje për turneun e futbollit “Burim Hatipi” dhe çmimin për gazetari sportive “Ali Shala”.
Kryetari Arlind Grantolli ndër të tjera tha që këto aktivitete kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë, sidomos për komunitetin e gazetarëve sportiv që nderon veprën e këtyre dy figurave të shquara të gazetarisë sportive në vend. Me 20 Janar gazetarët sportive, fillimisht do të bëjnë homazhe në varret e të ndjerëve, Burim Hatipi dhe Ali Shala.
Më pas nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, fillon turneu i futbollit “Burim Hatipi” ku marrin pjesë 6 skuadra. Të premten do të mbahet edhe ceremonia për nderimin e gazetarit më të mirë sportiv të Kosovës për vitin 2016, i cili do të nderohet me çmimin Ali Shala./21Media