Mbahet mbledhja BE-Kosovë

Mbahet mbledhja Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Sot dhe nesër mbahet mbledhja e tretë e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sesioni i parë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, do të fillojë nën kryesimin e përbashkët, nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së. Kurse, fjalimet e hapjes do të jenë nga Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm i Kosovës- kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim dhe Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së.

Komisioni vazhdon edhe të premten me sesionin e dytë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, kurse dy bashkëkryesuesit, do të mbajnë një konferencë për media.

Back to top button