Mbahet Provimi i Maturës 2017

Sot do të testohen njohuritë në gjuhën amtare

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot organizohet Provimin e Maturës 2017. Mbi 30 mijë maturantë pritet që sot t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës, ndërsa pjesa e dytë e testimit do të mbahet më 24 qershor.

Sot do të testohen njohuritë në gjuhën amtare, gjuhën angleze dhe në matematikë. Kalueshmëria e testit të maturës shtetërore  është 40 përqind e pikëve ndërsa rezultatet do të publikohen më 30 qershor.

Provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë./21Media

Back to top button