Mbahet takimi për koordinim rreth dialogut

Takimi i thirrur nga Veseli do të mbahet për të diskutuar temat rreth dialogut me Serbinë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot nga ora 10:00 ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun.

Takimi është i thirrur për sot në orën 10:00 njëjtë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e paraqitur nga Qeveria për dialogun me Serbinë,

“Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE”, është shprehur Veseli.

Back to top button