Mbappe drejt Realit? Ancelotti: Keni guximin ta bëni këtë pyetje

Dita e djeshme prodhoi disa spekulime të çmendura, të cilat përfshinin të ardhmen e yllit francez, Kylian Mbappe.
Sipas shumë mediave, Mbape është i pakënaqur me Paris Saint-Germain dhe dëshiron me çdo kusht që të largohet nga klubi qysh në muajin janar.
Ky lajm tani i alarmoi tifozët e Real Madridit, të cilët verën e kaluar e dëshironin transferimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu”, por që ylli francez vendosi që të vazhdojë kontratën me PSG-në.
Në konferencë për media, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti foli për çështjen e transferimit të Mbappes, ku si duket përgjigja e tij nuk do t’i kënaqë tifozët madrilenë.
“Nëse Mbappe do të vijë në muajin janar? Ju keni guximin ta bëni këtë pyetje, por unë nuk do të përgjigjem. Nuk kam nevojë që të përgjigjem”, tha Ancelotti.

Back to top button